Skip to content
Politikë

Kërkon zhbllokimin e llogravie bankare, Ajola Xoxa paraqitet në GJKKO

· 1 min lexim

Ajola Xoxa u paraqit këtë të enjte në GJKKO për të apeluar sekuestrimin e llogarive të saj bankare, me një vlerë prej rreth 850 mijë eurosh.

Ankimi po shqyrtohet nga gjyqtari Engert Pëllumbi, i cili gjithashtu pritet të shpallë në orën 10:00 vendimin për masën e sigurisë ndaj kryebashkiakut Erion Veliaj.

Ajola Xoxa akuzohet nga SPAK për korrupsion (në 9 raste), pastrim parash dhe fshehje pasurie.

GJKKO, gjatë seancës së 12 shkurtit, ndryshoi masën e sigurisë për të, duke e liruar nga arresti shtëpiak dhe duke i vendosur detyrim paraqitjeje dhe ndalim për largim jashtë vendit.

Një vendim pritet të merret sot edhe për ankimimin e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, lidhur me masën e sigurisë “Arrest me burg”.