Skip to content
Politikë

Kërkon 84 vota, PS tërheq ligjin për Amnistinë Penale nga seanca

· 1 min lexim

Partia Socialiste ka vendosur që të tërheqë ligjin për Amnistinë Penale nga seanca e sotme. Ky ligj për t’u votuar kërkon 84 vota në Kuvend.

Ditën e djeshme Basha pohoi se deputetët e grupit të tij nuk do të ishin të pranishëm nëse nuk merreshin në konsideratë për këtë çështje edhe amendamentet e tyre.

Sot në këtë seancë në do të kalojë dhe marrëveshja me Italinë. Këto dy projektligje janë kundërshtuar nga opozita, e cila ka lëshuar dhe akuza në drejtim të qeverisë.