“Kërkojmë dorëheqjen e Ramës”, aktivistja rendit 10 arsyet pse qytetarët janë në protestë

Aktivistja Arvina Lleshi ka marrë fjalën gjatë protestës qytetare, ku ka renditur 10 arsyet që, sipas saj, i shtyjnë qytetarët të dalin në shesh dhe të kërkojnë ndryshim.
Në fjalën e saj, Lleshi deklaroi se protesta është një reagim ndaj një sërë problematikash që, sipas saj, prekin vendin prej vitesh.
“Arsyet për të protestuar janë të shumta dhe unë do të rendis 10 prej tyre:
Protestojmë sepse 26 persona humbën jetën në Gërdec më 15 mars 2008;
sepse shumë shkolla s’kanë laboratorë dhe palestra;
për shpopullimin;
për çmimet e apartamenteve, na duhen dy jetë dhe s’i blejmë dot;
për check up;
për kullat;
për lumenjtë;
sepse ju nuk e ngrini zërin për ne;
protestojmë sepse duam dorëheqje;
për mungesën e transparencës”, u shpreh aktivistja.
Sipas saj, këto janë disa nga çështjet që kanë nxitur qytetarët të protestojnë dhe të kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.