Kërkoi leje për të marrë pjesë në varrimin e nënës, refuzohet Ardian Çapja/ Policia nuk mori përsipër sigurinë

Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve ka refuzuar kërkesën e Ardian Çapjas për të marrë pjesë në ceremoninë mortore të nënës së tij, e cila zhvillohet sot në qytetin e Elbasanit.
Për pjesëmarrjen e Çapjas në varrim ishin marrë paraprakisht masa të shtuara sigurie. Policia e Shtetit kishte dërguar në Elbasan edhe një grup të forcave speciale RENEA, por në fund nuk ka marrë përsipër garantimin e sigurisë për shoqërimin dhe praninë e tij në ceremoni.
Shkak është bërë niveli i lartë i riskut, veçanërisht për shkak të vendit ku do të zhvillohet ceremonia mortore. Në këto kushte, Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve ka refuzuar kërkesën e Çapjas për leje.
Ceremonia mortore e nënës së Ardian Çapjas do të zhvillohet sot, në orën 14:00, në Elbasan.