Skip to content
Politikë

Kërkoi kthimin e telefonit, GJKKO rrëzon kërkesën e Veliajt

· 1 min lexim

GJKKO rrëzon kërkesën e Erion Veliajt për heqjen e sekuestros mbi telefonin e tij

Kryebashkiaku i Tiranës, është në burg që nga data 10 shkurt 2025, kur u arrestua dhe iu sekuestrua celulari nga agjentët e Byrosë Kombëtare të Hetimit.

Arrestimi i tij u realizua me urdhër të SPAK, i cili e heton për akuza korrupsioni aktiv, korrupsioni pasiv, mosdeklarim pasurie dhe pastrim parash.

Gjithashtu, më herët, edhe bashkëshortja e Veliajt, Arjola Xoxa, ka bërë kërkesë për rikthimin e telefonit, por edhe asaj iu refuzua.