Skip to content
Politikë

Kërkoi heqjen e masës së sigurisë, GJKKO lë në burg Alqi Bllakon

· 1 min lexim

Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka rrëzuar kërkesën për liri të Alqi Bllakos. Ish-deputeti i Partisë Socialiste ka kërkuar “zbutjen” e masës së sigurisë “arrest me burg” në “arrest shtëpie”.

Bllako iu drejtua Gjykatës me argumentin se kanë tejkaluar afatet e SPAK për të informuar palët mbi hetimet. Sipas tij, afati 2-mujor ka kaluar, ndaj edhe kërkon që të gjitha vendimet t’i ndjekë nga banesa e tij. Por kërkesa e tij është hedhur poshtë nga trupa gjykuese e GJKKO.

Ish-sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë së Mjedisit është në qeli prej gati 2 vitesh, pasi është dënuar me 2 vite e 8 për inceneratorin e Fierit.