Skip to content
Të Gjitha

Kërkohej prej 7 vitesh nga drejtësia greke, arrestohet i riu shqiptar pasi grabiti bankën

· 1 min lexim

Një 35-vjeçar shqiptar, ishte në kërkim prej 7 vitesh nga drejtësia greke, pasi ishte arratisur nga burgu.

Ditën e sotme mësohet se ai është arrestuar pasi 3 ditë më parë ka grabitur një bankë në Parga, së bashku me një tjetër person.

Të dy personat, nën kërcënimin e armëve, u futën në bankë dhe kanë grabitur më shumë se 26 mijë euro dhe 200 dollarë amerikanë.

Sipas policisë greke, shqiptari u arrestua në qytetin e Prevezës. Mësohet se shqiptari ishte në kërkim që nga viti 2012, pasi kishte dalë me leje nga burgu i Patras dhe nuk ishte kthyer kurrë.

Shqiptari ishte dënuar me 12 vite burg për grabitje të armatosur. Mesa duket shqiptari nuk iu ndahej grabitjeve nën kërcënimin e armëve. Tashmë pritet të jepet edhe dënimi tjetër për 35-vjeçarin shqiptar, identiteti i të cilit ende nuk është publikuar në media.