Skip to content
Kryesore

Kërcet grushti në Kombinat, dy të rinj përfundojnë te Trauma me plagë të rënda

· 1 min lexim

Disa të rinj janë përleshur në zonën e Kombinatit. Shkak është bërë një parakalim i gabuar. Sherri ka ndodhur në rrugë në prani të këmbësorëve të tjerë dhe është dashur ndërhyrja e policisë për t’i ndarë.

Pranë spitalit të Traumës ku po dërgohej një prej të lënduarve, janë ndjekur nga agresorët dhe janë dhunuar barbarisht. Personat e dhunuar janë identifikuar si shtetasit Alvaro Doci dhe Gjergji Shaga.

foto galeri

foto galeri