Skip to content
Të Gjitha

Kërcënoi publikisht Albin Kurtin\ Haxhi Hoti kërkon falje publike

· 1 min lexim

Mbrëmjen e sotme u hap me shpejtësi lajmi se Haxhi Hoti, ish-kandidat për deputet i Nismës Socialdemokrate, kërcënoi Albin Kurtin.

Nëpërmjet një statusi në Facebook ai shkruante: “ Ose largohu nga Kosova ose do vritesh”.

Pas reagimeve të shumta që solli ky status, Hoti ka reaguar përsëri.

Ai kërkon falje publike dhe shton se asnjë nga mediat nuk e kontaktoi për të verifikuar lajmin.

Hoti e konsideron gabim teknik publikimin e shkrimit.

Postimi i Haxhi Hotit:

Eshte nje gabim teknik i imi, ku mediat pa me pytur mua e kan shpernda kete shkrim!

Kerkoj falje publike.

Dhe nuk ka qendrim te subjektit qe i takoj.”

Po ashtu, mbi këtë status ka reaguar edhe Nisma, e cila shkruan :

“Kandidati ynë për deputetë, Haxhi Hoti, nuk qëndron prapa postimit të publikuar në “Facebook”. Drejtuesit e degës tonë në Rahovec kanë biseduar me z.Hoti dhe ai ka mohuar të ëbrë një postim të tillë. Ai ka bërë me dije se faqja e tij ëshët hakuar nga persona të panjohur dhe nuk qëndron prapa postimit për kreun e Vetëvendosjes, Albin Kurti.”