Opozita dhe Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit planifikojnë të protestojnë sërish para bashkisë së Tiranës. Belind Këlliçi nga PD e Rithemeluar ka njoftuar në rrjetet sociale se “protesta e radhës do të zhvillohet të premten e ardhshme, më 26 prill, në orën 11:00”. Ai shton se opozita nuk do të ndalet “deri në largimin e kryebashkiakut Erion Veliaj,” të cilin e akuzon për korrupsion, duke thënë se “djeg çdo ditë ëndërrat e të rinjve dhe shpresën e kryeqytetasve për të jetuar në një metropol Europian.” Ai bën thirrje për pjesëmarrje masive në protestën e ardhshme, duke theksuar se “Ne nuk tërhiqemi pa larguar nga zyra kryebashkiakun dhe kryehajdutin e Tiranës. O sot, o kurrë.”
Gati për protestën e radhës/ Lorik Cana në krah të studentëve shqiptarë në Shkup: Gjuha nuk negociohet
Studentët shqiptarë në Shkup do të dalin sërish në protestë më 18 maj, për të kërkuar të drejtën që provimi...







