Skip to content
Rajoni

Kapen 77 kg drogë në kufirin greko-shqiptar, arrestohet shoferi

· 1 min lexim

Sot në kufirin greko-shqiptar është kapur një sasi droge prej 77 kg e llojit marijuanë.

Sasia e lëndës narkotike u bllokua në aksin rrugor Kozani-Janinë.

Për këtë është ndaluar një makinë që drejtohej nga një 48-vjeçar grek, i cili u arrestua.

Brenda në mjet u gjeten dhe u sekuestruan 12 pako me 76 kg 900 gram marijuane, 1 pistoletë Browning me një krehër me 2 fishekë 22 mm, 2 celularë dhe 250 euro.