Skip to content
Uncategorized

Kane qëndron te Tottenham, PSG refuzon 160 milionë euro për Kylian Mbappe

· 2 min lexim

160 milionë euro, kjo ishte oferta e fundit që Florentino Perez i bëri PSG për të lenë të lirë Kylian Mbappe. Kjo shumë ka befasuar opinionin sportiv pasi vjen në një periudhë krize të madhe ekonomike, por me sa duket nuk ka surprizuar drejtuesit e PSG, të cilët janë të bindur se Perez mund të ofrojë më shumë se kaq, për ketë arsye refuzuan ofertën e fundit.

Sipas francezes “L’Equipe”, drejtuesit e PSG presin që Real Madrid të ofrojë më shumë se 200 milion euro, mund të thyejnë edhe rekordin e Neymar prej 220 milion vetëm për të pasur francezin në skuadër.

Nëse një ofertë e tillë vjen brenda kësaj dritareje merkatoje atëherë PSG do të lë të lirë Kylian Mbappe të transferohet në Madrid. Pavarësisht shifrave që qarkullojnë në tavolinë, presidenti Al-Khelaifi dëshiron të mbajë në skuadër Mbappe, më saktë vijon të shpresojë që Mbappe mund të rinovojë, për të formuar në Paris një tredhëmbësh fantastik, Messi-Neymar-Mbappe, por as Khelaifi nuk mund të rrezikojë kaq shumë pasi bëhet fjalë për një shifër jashtëzakonisht të lartë, shumë që mund ta investojë për të afruar në skuadër një tjetër yll të futbollit botëror, si Cristiano Ronaldo.

Sa i takon Harry Kane, sulmuesi anglez do të qëndrojë tek Totenham. Ai ka vendosur që të mos largohet këtë verë dhe të fokusohet 100% për të ndihmuar ekipin londinez të arrijë sukses.

Ishte e pabesueshme të shihje pritjen nga tifozët e Spurs të Dielën dhe të lexoja disa nga mesazhet e mbështetjes që kam pasur në javët e fundit. Unë do të qëndroj te Tottenham këtë verë dhe do të jem 100% i fokusuar në ndihmën e ekipit për të arritur sukses”, shkroi kapiteni i Tottenham në rrjetet sociale.