Skip to content
Aktualitet

Kamioni del nga rruga në Kuçovë, mbetet i bllokuar drejtuesi i mjetit

· 2 min lexim

Një aksident ka nodhur mbrëmjen e sotme në vendin e quajtur Kozare në Kuçovë. Ngjarja ka nodhur rreth orës 20:00, kur shtetasi A.P, duke drejtuar mjetin tip “Kamion”, ka dal nga rruga dhe është përmbysur.

Në vendin e ngjarjes ndodhen shërbimet e policisë dhe të zjarrfikëses, të cilat po punojnë për nxjerrjen e drejtuesit të mjetit, i cili ka mbetur i bllokuar në kamion. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

Njoftimi i policisë:

Sot , rreth orës 20:00, në vendin e quajtur Kozare, Kuçovë shtetasi A.P, duke drejtuar mjetin tip “Kamion”, ka dal nga rruga dhe është përmbysur.

Shërbimet e policisë dhe të zjarrfikëses, në vendngjarje po punojnë për nxjerrjen e drejtuesit të mjetit, pasi ka ngelur i bllokuar në mjet.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

Ndërkohë, thuajse në të njëjtën orë në gjatë mbrëmjes së sotme, një tjetër aksident ka nodhur në aksin Elbasan-Peqin. Një mjet, drejtuesi it ë cili është ende i paidentifikuar, ka aksidentuar një 56-vjeçar i cili po qarkullonte me biçikletë.

Njoftimi i policisë për ngjarjen:

Elbasan / Informacion paraprak

Më datë 24.09.2021,rreth orës 20:05, në aksin rrugor Elbasan-Peqin, në fshatin Murras , një mjet ende i paindetifikuar , ka aksidentuar shtetasin V.H , 56 vjeç, banues në Cërrik, i cili po qarkullonte me biçikletë dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendgjarje dhe po punon për identifikimin e drejtuesit të mjetit dhe zbardhjen e shkaktut të aksidentit.