Skip to content
Politikë

Kaloi pranë tyre, ambientalistët i kthehen Erion Braçes, reagon deputeti

· 1 min lexim

Një grup qytetarësh së bashku me disa aktivistë dhe ambientalistë u mblodhën sot para Paralamentit në shenjë proteste kundër projektligjit për ndërtimin në Zonat e Mbrojtura.

Teksa protestonin, depuetët e PS-së kaluan pranë tyre, një nga ata ishte dhe deputeti Braçe, të cilit iu drejtuan protestuesit duke i thënë: “Turp, turp”.

Ndërsa Braçe reagoi pas këtyre thirrjeve duke iu thënë protestuesve: “Paskeni marrë edhe hajdutin e kohës së Saliut me vete? Se ai hajduti i Saliut e ka mbrojt Divjakën. Ai hajduti i Saliut e keni aty.”

Kujtojmë se pr.ligji për ndërtimin në Zonat e Mbrojtura u miratua me 74 vota pro në Kuvend gjatë seancës plenare e cila zgjati thuajse 8 minuta mes tensionit dhe zhurmuesve.