Kalaja: Atë që s’do ta bëjë Irena me 3 mbiemra në mëngjes, ta bëjmë ne më 11 korrik

Në një tubim qytetar në mbështetje të liderit të opozitës, Sali Berisha, avokatja Adriana Kalaja mbajti një fjalim të zjarrtë, duke përkujtuar ngjarjet historike të 2 korrikut dhe rëndësinë e kësaj date për lirinë dhe demokracinë në Shqipëri.
Kalaja theksoi se 2 korriku simbolizon momentin kur barrierat midis Shqipërisë dhe Europës u shembën, falë guximit të të rinjve që sfiduan diktaturën komuniste. “Secili prej nesh me 2 korrikun kujton atë ngjarje të madhe kur u shëmbën barrierat e ndarjes midis Shqipërisë e Europës kur disa të rinj e të reja nuk pyetën për diktaturën, çan muret dhe na lidhën direkt me Perëndimin duke i hapur rrugën rrëzimit të pushtetit të etërve të bastardëve që na drejtojnë sot,” tha Kalaja.
Ajo gjithashtu lidh ngjarjet e 2 korrikut me përpjekjet për liri dhe demokraci në Kosovë, duke vlerësuar mbështetjen e Sali Berishës për këto lëvizje. “2 korriku na kujton ngjarjet në Kosovë ku filluan elementët për liri, demokraci nga Jugosllavia e madhe dhe fakt për të cilin e gjithë veprimtaria e tyre ka qenë e mbështetur nga prof. dr. Sali Berisha,” shtoi ajo.
Kalaja nuk e kurseu kritikat ndaj qeverisë aktuale, duke e quajtur “partia e Miladinit dhe e Dushanit” dhe duke theksuar se Berisha mbahet në “arrest politik” për shkak të kontributit të tij historik në përmbysjen e diktaturës dhe mbështetjen e lëvizjeve demokratike.
Në përfundim, Kalaja bëri thirrje për veprim të vendosur më 11 korrik, duke aluduar për nevojën e një proteste masive dhe të organizuar kundër regjimit aktual. “Atë që nuk do ta bëjë Irena me 3 mbiemra në mëngjes, duhet ta bëjmë ne në darkë më 11 korrik,” tha ajo, duke nxitur mbështetësit për të treguar vendosmëri dhe përkushtim në luftën për ndryshim.