Skip to content
Rajoni

Kadri Veseli në Gjykatën Speciale, PDK zgjedh kryetarin e ri (EMRI)

· 1 min lexim

Pasi Kadri Veseli dha dorëheqjen nga posti i kryetarit të PDK-së, për shkak të aktakuzës për krime lufte të ngritura nga Gjykata Speciale në Hagë, kryesia e Partisë Demokratike të Kosovës, ka zgjedhur kryetarin e ri.

Bëhet me dije se në cilësinë e kreut të përkohshëm të PDK-së, është zgjedhur nënkryetari i kësaj partie, Enver Hoxhaj.

Hoxhaj do ta mbajë këtë pozicion deri në momentin kur do të zhvillohen zgjedhjet e përgjithshme në PDK.

Kujtojmë se Hoxhaj ka mbajtur më parë edhe postin e Ministrit të Jashtëm të Kosovës si dhe postin e zëvendëskryeministrit.

Kadri Veseli ndërkohë u vendos në krye të Partisë Demokratike të Kosvës (PDK), në fundvitin e 2015-tës, pasi Hashim Thaçi dha dorëheqjen për tu bërë President në shkurt të 2016-tës.

Thaçi dha dorëheqjen nga presidenca gjatë paradites së sotme, për t’iu përgjigjur akuzave për krime kundër njerëzimit që rëndojnë ndaj tij për periudhën e luftës Kosovë-Serbi, ndërkohë që bashkë me të janë nisur për në Hagë edhe Kadri Veseli dhe deputeti i Vetëvendosjes Rexhep Selimi./GazetaReforma.com/