Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Ka marrë plumba në mushkri dhe shtyllën kurrizore, ja si është gjendja e shoferit të Arjan Ndojës

10:56 02/11/2019
Reading Time: 2 min lexim

Pasditen e djeshme persona të paidentifikuar qëlluan me breshëri kallashnikovi, drejt mjetit ku ndodhej prokurori Arjan Ndoja, së bashku me ‘të fortin’ e Sukthit, Landi Muharremin dhe shoferin Andi Maloku.

Ndoja dhe Muharremi janë jashtë rrezikut për jetën, ndërsa Maloku ndodhet në gjendje të rëndë.

Sipas ‘Balkanweb’, shoferi ka marrë plumba në mushkri dhe në shtyllën kurrizore.

Orët në vazhdim do të jenë vendimtare, pasi nga momenti në moment mund të ketë përkeqësim të situatës.

Jashtë derës së spitalit qëndrojnë dy patrulla policie dhe një automjet i forcave ‘Shqiponja’.

‘Ka plumba në të dy anët e mushkërive, një plumb ka prekur shtyllën kurrizore, duke e bërë që të humbasë ndjeshmërinë e trupit. Personi po mbahet nën mbikëqyrje 24 orë në 24 në reanimacionin e spitalit dhe orët në vazhdim do të jenë vendimtare për jetën e Andi Malokut. Sipas mjekëve duhet të kalojë një farë kohe që mjekët të shprehen më qartë se si do të vijojë gjendja e tij shëndetësore pasi mund të ketë një përkeqësim të momentit që mund të ndryshojë rrjedhën e situatës. Pra deri në momentin që flasim këto janë të dhënat që ne kemi mundur të sigurojmë nga burime brenda spitalit. Ne nuk kemi ende një prononcim të një prej kirurgëve që e ka parë dhe ka kryer operacionin e Andi Malokut. Siguria e shoferit të prokurorit Arjan Ndoj është në maksimum pasi në spital vijojnë të qëndrojnë jashtë derës, dy patrulla policie dhe një automjet i forcave Shqiponja. Por kordoni i policisë që ka qenë dje nuk është më, nuk janë më ato masa të sigurisë me antiplumb dhe me armë e kallashnikov’, tha gazetari Erjon Skëndaj.

I vetmi që është marrë në pyetje është prokurori Arjan Ndoja.

Ky i fundit ka mohuar të ketë qenë shënjestra e atentatit, ndërsa ka sqaruar se gjithçka ka ndodhur shumë shpejt.

Abonohu

Merr lajmet kryesore në email

Politikë, drejtësi, SPAK, investigime dhe para publike — pa zhurmë, vetëm zhvillimet që kanë rëndësi.

Etiketa: andi malokuarjan ndojaatentatiprokurori

Të tjera

Internet celular më i shtrenjtë se në rajon, shqiptarët paguajnë faturën e duopolit
Aktualitet

Internet celular më i shtrenjtë se në rajon, shqiptarët paguajnë faturën e duopolit

Shqipëria rezulton vendi më i shtrenjtë në Ballkanin Perëndimor për paketën bazë të internetit celular, në raport me të ardhurat...

20:35 19/06/2026
I dashur ministër “të fala topave”!
Aktualitet

I dashur ministër “të fala topave”!

Nga Irena Beqiraj Ministri i Financave shkruan: "Shqipëria është lider në rajon për rritjen dhe qëndrueshmërinë ekonomike dhe këtë s'e...

20:28 19/06/2026
Para

U vidhnin me dhunë varëset kalimtarëve në rrugë, të rinjtë arrestohen nga policia

Lajmet e fundit

Internet celular më i shtrenjtë se në rajon, shqiptarët paguajnë faturën e duopolit

Internet celular më i shtrenjtë se në rajon, shqiptarët paguajnë faturën e duopolit

20:35 19/06/2026
I dashur ministër “të fala topave”!

I dashur ministër “të fala topave”!

20:28 19/06/2026
Ata pak personazhe publikë që folën në fillim për protestën, pse papritur po heshtin tani?

Ata pak personazhe publikë që folën në fillim për protestën, pse papritur po heshtin tani?

20:04 19/06/2026
Tenderat në Kolonjë dhe ARRSH, SPAK çon në gjyq kryebashkiakun Erion Isai dhe ish-zyrtarët

Tenderat në Kolonjë dhe ARRSH, SPAK çon në gjyq kryebashkiakun Erion Isai dhe ish-zyrtarët

16:24 19/06/2026
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Gazeta Reforma është pjesë e rrjetit mediatik të Electral.

Lajme, investigime dhe analiza për çështjet publike në Shqipëri e rajon.

Kontakt: [email protected]

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2026 GazetaReforma

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu

© 2026 GazetaReforma

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.
  • Shqip