Skip to content
Bota

Ivanka, vajza e Trump: Çdo votë legale duhet numëruar

· 1 min lexim

Ivanka Trump bën apel që të numërohen votat deri në fund. Vajza e presidentit Donald Trump ka reaguar në lidhje me zhvillimin e procesit të numërimit të votave në ShBA, përmes një postimi në Twitter.

Ivanka shkruan se çdo votë legale duhet të numërohet, e ato ilegale të mos numërohen.

“Çdo votë legale duhet të numërohet, e çdo votë ilegale nuk duhet të numërohet. Nuk duhet të ketë diçka kontroverse”, shkruan Ivanka.

Ndërkohë në daljen e tij të fundit Trump ka bërë thirrje të që ndalet numërimi i votave në shtetet si Pennsylvania, ku rezultati është përmbysur dhe Biden është rikthyer në lojë.

/GazetaReforma.com/