Skip to content
Kronikë

Iu vu tritol në biznesin e tij, pronari i mobilerisë: Hera e tretë! S’kam konflikte

· 1 min lexim

Pak orë pas shpërthimit në mobilerinë e tij në Durrës, ka ardhur dhe reagimi i pronarit, i identifikuar me emrin Artan Alla. Alla ka pohuar para oficerëve të policisë se kjo ishte hera e tretë që e sulmonin me lëndë plasëse. Ndërsa pretendoi se nuk ka konflikt me njeri.

“Nuk kam konflikte me asnjë person. Kjo është hera e tretë që më sulmojnë. Nuk janë gjetur asnjë herë autorët. Autori ka qenë i maskuar me kapuç”, tha ai. 

Kliko këtu

Policia ka shoqëruar 3 persona si të dyshuar të cilët do të merren në pyetje për zbardhjen e motivit dhe rrethanave të ngjarjes.