Skip to content
Kronikë

Itali/ Pllaka e betonit zë poshtë punëtorin shqiptar

· 1 min lexim

Së fundmi, një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Itali, ku një shqiptar ka humbur jetën në vendin e punës.

Mësohet se ai është shtypur nga një pllakë betoni, e cila ra nga vinçi.

Mediat në Itali raportojnë se bëhet fjalë për 54-vjeçarin, Edison Malaj, ndërsa incidenti ndodhi pasditen e djeshme (17 shkurt) në Frascineto, në zonën e Kozencës.

Shqiptari ishte në punë me punëtorë të tjerë në sheshin e ish-kantinave sociale të Frascineto, kur pllaka e transportuar nga vinçi u shkëput duke e goditur atë. Edhe pse ndihma e mjekëve ka qenë e menjëhershme, shqiptari nuk ka mundur t’i mbijetojë plagëve. Policia po heton për zbardhjen e ngjarjes.