Skip to content
Kronikë

Ishte në kërkim nga Gjermania, çfarë ndodh me 48-vjeçarin (EMRI)

· 2 min lexim

Ditën e sotme një shtetas 48-vjeçar nga Kosova është vënë në prangat e policisë në hyrje të pikës kufitare të Morinës ,e qëllim ekstradimi drejt Gjermanisë. Shtetasi ishte në kërkim nga policia e Gjermanisë e cila identifikoi 48-vjeçarin. Emri i tij është Arsim Deliaj banues në Istog ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar për veprat penale të shumta si “Grabitje me dhunë” dhe “Kanosje”. Nuk dihen ende shkaqet dhe pasojat që kanë shkaktuar veprimet e tij.

Njoftimi i policisë:

Vihet në pranga një shtetas, me qëllim ekstradimi drejt Gjermanisë, i shpallur në kërkim ndërkombëtar për veprat penale “Grabitje me dhunë” dhe “Kanosje”. Në hyrje të Pikës së Kalimit Kufitar Morinë, shërbimet e Policisë Kufitare, si rezultat i masave të shtuara dhe shkëmbimit të informacionit me Interpol Tiranën, kanë ndaluar shtetasin e shpallur në kërkim ndërkombëtar: A. D., 48 vjeç, banues në Istog, Kosovë. Gjatë përpunimit dhe verifikimit të të dhënave në sistem, ky shtetas ka rezultuar person në kërkim ndërkombëtar nga NCB Wiesbaden Gjermani, për veprat penale “Grabitje me dhunë” dhe “Kanosja”. Në përfundim të veprimeve hetimore, specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimit në DVP Kukës bënë arrestimin provizor të këtij shtetasi, me qëllim ekstradimin e tij drejt Gjermanisë, mbështetur në “Konventën Evropiane të Ekstradimit” të vitit 1957.