Skip to content
Të Gjitha

Ishte larguar nga shtëpia një ditë më parë, gjendet i pajetë 53-vjeçari pranë lumit Devoll

· 1 min lexim

Trupi i një 53-vjeçari është gjetur i pajetë pranë lumit Devoll, mëngjesin e sotëm.

Besnik Tabaku është larguar ditën e djeshme nga banesa, në orët e mbasdites. Familjarët e tij nuk e kanë ditur se ku kishte shkuar 53-vjeçari.

Mëngjesin e sotëm kalimtarët kanë parë një trup të pajetë dhe menjëhere kanë telefonuar policinë.

Ende nuk dihen shkaqet e ngjarjes. Policia është duke hetuar për të bërë të mundur zbardhjen e plotë të ngjarjes.