Skip to content
Të Gjitha

Ishte duke u larë, mbytet një 26-vjeçar në plazhin e Gjirit të Lalëzit

· 1 min lexim

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në plazhin e Gjirit të Lalëzit, në Durrës.

Mësohet se rreth orës 14:15 një person i seksit mashkull, 26 vjeç me iniciale Z.T është gjetur i mbytur teksa ishte futur për t’u larë në det.

Ndërkohë policia dhe grupi hetimor kanë shkuar në vendin e ngjarjes dhe po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Njoftimi I policisë 

“Durrës/Informacion paraprak

Më datë 25.08.2020, rreth orës 14:15, tek Gjiri i Lalëzit, shtetasi Z.T., 26 vjeç, banues në Durrës, dyshohet se është mbytur duke u larë në det, e për pasojë ka ndërruar jetë.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e ngjarjes.”