Skip to content
Aktualitet

Ishte bërë tapë/ Vajza shkakton aksident, rreh policin rrugor në Tiranë

· 2 min lexim

Policia ka vënë në pranga një grua 35-vjeccare, ndërsa akuzohet se pasi është konstatuar nga Rrugoret në gjendje të dehur ka dhunuar policin që e ka ndaluar dhe i ka dhënë masën e sigurisë për atë që është j kapur në timon.

Burime zyrtare bëjnë me dije se fillimisht shoferja është ndaluar nga një efektiv i policisë rrugore pasi ishte e dehur në timon dhe kishte përplasur një tjetër automjet të drejtuar nga një grua. Në këtë mënyrë, 35-vjeçarja ishte kthyer në një rrezik për jetën e përdoruesve të tjerë të rrugës.

Por nuk ka mjaftuar me kaq pasi gruaja është acaruar akoma dhe më shumë. Pasi e ka ndaluar polici, në vend që të bindej, 35-vjeçarja ka reaguar keq ndaj efektivit të policisë duke e goditur atë. Tashmë, 35-vjeçarja duhet të japë llogari për veprat penale

Njoftimi i policisë:

U bë arrestimi i E. X., 35 vjeçe, banuese në Tiranë, për veprat penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt” dhe “Goditje për shkak të detyrës”, pasi duke drejtuar mjetin e saj, në gjendje të dehur, është përplasur me mjetin me drejtuese shtetasen Sh. I. Gjatë veprimeve policore, shtetasja E. X. ka goditur punonjësit e Policisë, për shkak të detyrës.