Skip to content
Politikë

Ish-ministri i Energjitikës Damian Gjiknuri paraqitet ne SPAK

· 1 min lexim

Ish-ministri i Infrastrukturës dhe Energjitikës, Damian Gjiknuri është paraqitur ditën e sotme në ambientet e SPAK.

Nga filmimet e siguruara në media, ai paraqitet pa avokatin mbrojtës. Gjiknuri, ishte edhe të premten e kaluar në Prokurorinë e Posaçme, i cili rreth një ore doli para prokurorëve në lidhje me një kallëzim të bërë prej tij në vitin 2017, kur mbante pozicionin e Ministrit të Infrastrukturës dhe Energjisë.

Kujtojmë se kallëzimi i ish-ministrit Gjiknuri për abuzime në projektin e rrugës Tiranë-Elbasan erdhi pas shkeljeve të konstatuara nga një raport auditi i ministrisë që drejtonte.

Kjo dosje u dërgua në Prokurorinë e Tiranës, ndërsa në vitin 2021 Gjykata e Tiranës pushoi akuzat ndaj tyre.

Gjykata në vendim përfundmitar ndaj Gjiknurit konstatonte se në procedurën tenderuese kishte shkelje dhe i kërkonte Prokurorisë së Posaçme të gjente personat përgjegjës.