Skip to content
Politikë

Ish-kreu i policisë së Shkodrës padit Gazment Bardhin

· 2 min lexim

Edmond Sulaj, ish-drejtor i Policisë së Shkodrës, ka paditur deputetin Gazment Bardhi për shpifje, pas akuzave të bëra nga ky i fundit në Kuvend.

Gjyqtarja Flojera Davidhi është caktuar për të shqyrtuar padinë, e cila ka për objekt shpifjen dhe fyerjen e bërë nga Bardhi.

Dy muaj më parë, Bardhi akuzoi qeverinë se emërimi i drejtorit të Policisë së Shkodrës ishte bërë nga bandat kriminale, duke cituar përgjime të aplikacionit Sky ECC, ku një eksponent i krimit kishte përmendur emrin e drejtorit të ri.

“Si ta quajnë Drejtorin e Policisë së Shkodrës, e di emrin e Drejtorit të Policisë? Ta them unë kush ta ka emëruar!

Kodi pin i Sky ECC “DGLXJM”: O vlla ka llafe për atë mikun tënd ministër të Brendshëm, di gjë ti?

Përgjigjet kodi Sky ECC “7142D9”: Po por kam frikë se nuk e bën

Ndërhyn prapë kodi “DGLXJM”: Mua Mondi më duhet një dimër aty vlla!

Mondi në fakt është drejtori aktual i policisë vendore në Shkodër që u emërua vetëm 1 muaj pasi ky miku i eksponentit në fjalë që është përfaqësues i një prej bandave më të rrezikshme në vend, u bë ministër i Brendshëm”, tha Bardhi