Skip to content
Kryesore

Ish-drejtori i Shkodrës padit demokratin për Sky Ecc, dështoi seanca e parë në GJKKO

· 1 min lexim

Seanca e parë mes Gazmend Bardhit dhe Edmond Sulës u shty për mungesë të demokratit dhe avokatit të tij.

Ish-drejtori i Policisë në Shkodër, Edmond Sula, paditi Bardhin për akuzat që ai bëri në Kuvend më 12 shtator, lidhur me komunikimet e zbuluara nga Sky Ecc.

Bardhi prezantoi mesazhe nga ky aplikacion, duke pretenduar se ato ishin prova që tregonin se Sula ishte emëruar nga bandat. Seanca nuk u zhvillua pasi Bardhi ishte në një vizitë zyrtare në Londër.