Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Ironia e Klodian Tomorrit: Për AKSHI-n që i bien në qafë politikisht

19:31 19/01/2023
Reading Time: 3 min lexim

Nga Klodian Tomorri

Tre muaj më parë një institucion publik shpalli një tender gjigant me shumë shifra. Lloji i procedurës ishte ajo e negocimit me shpallje paraprake, pra një garë e mbyllur me dy faza. Sipas dokumenteve të tenderit një nga kriteret parakualifikuese ishte se kompanitë duhet ta kishin xhiron sa 30 për qind e fondit limit. Problemi ishte se institucioni nuk e tregonte fondin limit.

Një kompani e interesuar për të marrë pjesë në garë i dërgon shkresë zyrtare institucionit ku i thotë; ‘Ju lutem na thoni sa është fondi limit, që të dimë sa është 30 për qindëshi për t’u kualifikuar.’ Por institucioni nuk përgjigjet. Nuk e tregon fondin limit dhe zhvillon tenderin.

Një javë më vonë institucioni shpall fituesit e fazës së parë. Kompanisë që kërkoi informacion për fondin limit i dërgoi vlerësimin duke i thënë se ju s’kualifikoheni pasi nuk përmbushni kriterin e xhiros sa 30 për qind e fondit limit. Kjo nuk është sajesë. Nuk është as ndonjë ngjarje e ndodhur në ndonjë vend të largët të botës së tretë. Është ngjarje reale e ndodhur në Shqipëri, vetëm tre muaj më parë.

Institucioni publik është AKSHI. Tenderi në fjalë është ‘Upgrade i sistemit të transmetimit –DATACOM për komunikimet e policisë,’ dhe vlera e tij është 10 milionë euro. Kompanitë që u kualifikuan në fazën e parë janë ato të përhershmet; Infosoft, Advanced Business Solution dhe T B S 96. Të tre këto kompani kanë marrë së bashku tendera sekretë nga AKSHI sa gjysma e pakos së madhe, për të cilën qeveria ka një muaj që bërtet. Por bizneset këtë qëllim kanë, të fitojnë para. Problemi i qytetarëve janë institucionet.

I shndërruar në gropën më problematike të prokurimit të parasë publike në Shqipëri, AKSHI nuk i trembet më as ligjit dhe nuk ka frikë ta shkelë atë haptazi. Prokurimet në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë në Shqipëri rregullohen përmes një vendimi të posaçëm të Këshillit të Ministrave. Vendimi në fjalë është miratuar në dhjetor të vitit 2020 dhe në nenin 4 të tij thotë shprehimisht:

‘Njoftimi i kontratës përmban të gjithë informacionin e nevojshëm që i jep mundësi operatorëve ekonomikë të vendosin, nëse do të marrin pjesë ose jo në procedurat e prokurimit. Ky informacion përfshin: emrin dhe adresën e autoritetit kontraktor; adresën elektronike të autoritetit kontraktor; objektin; procedurën e prokurimit; vlerën limit të përllogaritur të kontratës etj etj…..’

Por AKSHI-t nuk i bëhet vonë për ligjin dhe vendos të prokurojë 10 milionë euro në shkelje të hapur të VKM-së. Dhe ka vetëm një arsye se pse një institucion e shkel ligjin kaq hapur. Ajo është korrupsioni.

Një ditë më parë, përmes një reagimi zyrtar, AKSHI i cilësoi akuzat ndaj saj për rrjedhjen e të dhënave personale dhe skandalet tjera si sulme politike. Le ta marrim të mirëqenë se AKSHI-t po i bie në qafë opozita që përbalt çdo gjë dhe gjithçka. Le ta marrim të mirëqenë po ashtu se AKSHI nuk ka asnjë përgjegjësi për patronazhistët, për rrjedhjen e të dhënave dhe skandalet e tjera. Por prapë ka një problem. Këtij tenderit dhe shumë të tjerëve si ky, çfarë t’u bëjmë?

Në botën normale hajdutët sulmohen. Sulmohen politikisht, sulmohen ligjërisht dhe kur kapen në flagrancë duke prokuruar 10 milionë euro në shkelje të ligjit futen në burg. Por meqë ligji këtu vepron sipas dëshirës së Maliqit, AKSHI ka gjithë të drejtën të thotë që po i bien në qafë politikisht.

Abonohu

Merr lajmet kryesore në email

Politikë, drejtësi, SPAK, investigime dhe para publike — pa zhurmë, vetëm zhvillimet që kanë rëndësi.

Të tjera

“Investitori i vërtetë në Zvërnec është qeveria”, Murrizi: Kryetarja e SHISH jepte llogari te Agasi, SPAK të hetojë Ramën
Aktualitet

“Investitori i vërtetë në Zvërnec është qeveria”, Murrizi: Kryetarja e SHISH jepte llogari te Agasi, SPAK të hetojë Ramën

Ish-deputeti Myslym Murrizi ka lëshuar akuza të forta ndaj qeverisë, kryeministrit Edi Rama, drejtuesve të institucioneve të sigurisë dhe projektit...

22:56 23/06/2026
Mos ushqe sistemin që të kontrollon: Bojkot medias së kapur, oligarkëve dhe bizneseve të tyre
Aktualitet

Mos ushqe sistemin që të kontrollon: Bojkot medias së kapur, oligarkëve dhe bizneseve të tyre

Problemi me një pjesë të mirë të medias në Shqipëri nuk është thjesht se raporton vonë, keq apo me frikë....

22:43 23/06/2026
Para
Dumani kryebashkiak, Veliaj kreu i SPAK, provat në mes!

Dumani kryebashkiak, Veliaj kreu i SPAK, provat në mes!

Lajmet e fundit

“Investitori i vërtetë në Zvërnec është qeveria”, Murrizi: Kryetarja e SHISH jepte llogari te Agasi, SPAK të hetojë Ramën

“Investitori i vërtetë në Zvërnec është qeveria”, Murrizi: Kryetarja e SHISH jepte llogari te Agasi, SPAK të hetojë Ramën

22:56 23/06/2026
Mos ushqe sistemin që të kontrollon: Bojkot medias së kapur, oligarkëve dhe bizneseve të tyre

Mos ushqe sistemin që të kontrollon: Bojkot medias së kapur, oligarkëve dhe bizneseve të tyre

22:43 23/06/2026
Kur pushteti prek bukën e protestuesit…

Kur pushteti prek bukën e protestuesit…

16:39 23/06/2026
“Nga lajmi te lajmësi”, BIRN: Manuali i propagandës së Ramës kundër protestës

“Nga lajmi te lajmësi”, BIRN: Manuali i propagandës së Ramës kundër protestës

15:54 23/06/2026
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Gazeta Reforma është pjesë e rrjetit mediatik të Electral.

Lajme, investigime dhe analiza për çështjet publike në Shqipëri e rajon.

Kontakt: [email protected]

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2026 GazetaReforma

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu

© 2026 GazetaReforma

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.
  • Shqip