Skip to content
Politikë

Ironi dhe fyerje në Kuvend, Vasili-deputetëve të mazhorancës: Jeni ca budallenj ngrini kartonat

· 2 min lexim

Fjala e deputetit të Partisë së lirisë, Petrit Vasili është shoqëruar me debate të ashpra, madje gjuha e përdorur ka kaluar deri në fyerje. Vasili i quajti deputetët e mazhorancës “budallenj që ngrejnë kartonat në Kuvend”. Pas kësaj deklarate nga ana e Vasilit, drejtuesja e seancës Ermonela Felaj i kërkoi deputetit të PL që të kërkonte falje për shprehjet e përdorura, por Vasili nuk u tërhoq nga fjalët e tij dhe i kujtoi Felajt fyerjet e Ramës ndaj deputetëve të opozitës.

Vasili: Keni marrë ca atribute që nuk ju përkasin. Dy fjalë lidhur me procedurën. Është mohuar e drejta e Komisionit Hetimor dhe po ju drejtohem hipokritëve që flasin në këtë Kuvend. Keni 2 vite që nuk zbatoni vendimin e Gjykatës Kushtetuese për tubimet. Këta që çirren pse nuk e zbatojnë vendimin e gjykatës. Deri në sekondën e fundit që ai është në fuqi, askush nuk ka të drejtë të pezullojë këtë gjë. Edh epse kanë kartonë në duar, janë kartonë që ngrihen nga budallenj. Boll, Boll

Felaj: S’mund të flisni kështu

Vasili: Do flas.

Felaj: Ju nuk jeni askushi që të flisni kështu. Uluni. Kërkojini ndjesë për shprehjen që përdorët. Kërkojini ndjesë kolegëve zoti Vasili.

Vasili: Standardi është i atij që ka thënë; gruas time t’i hani atë.. Ai e ka thënë. U preke ti?! I keni me zë dhe figurë dhe s’keni thënë gjysmë fjale. Një kolegu këtu i ka thënë 40 herë paloço.