Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Instituti i Vjenës: Ekonomia e Shqipërisë zgjerohet me 3% më 2023

08:50 02/02/2023
Reading Time: 2 min lexim

Instituti për Studime Ekonomike Ndërkombëtare i Vienës (WIIW), parashikon që ekonomia e Shqipërisë të rritet me 3% këtë vit.

Ky është ritmi më i ulët i rritjes për periudhën 2021-2025. Parashikimet e Institutit të Vjenës janë më optimiste për vitin 2024, ku ritmet e rritjes pritet të jenë 3.6% dhe 3.8% në vitin 2025.

Ekspertët e Vjenës pohuan se me gjithë vështirësitë që krijoi Lufta në Ukrainë, Europa dhe vendet e Ballkanit Perëndimor treguan qëndrueshmëri.

Richard Grieveson, Zëvendësdrejtor i WIIW, dhe autori kryesor raportit të Parashikimit, tha se “Strategjia e Putinit për përdorimin e energjisë si armë ka dështuar”.

Për vitin 2023, WIIW parashikon rritje mesatare 1% për vendet anëtare të BE-së.  Vendet e Europës Juglindore anëtare në BE, në veçanti, po tregohen mjaft elastikë. Në vendet e Vishegradit, rritja mesatare do të jetë vetëm 0.6%, ndërsa ekonomia hungareze pritet të tkurret këtë vit me -1%.

Ekonomitë e Ballkanit Perëndimor do të zgjerohen me vetëm 1.8%, ndërsa ajo e Turqisë do të rritet 3%. Edhe pse rritja do të jetë më e ulët se në vitin e kaluar, recesioni do të shmanget nga shumica e vendeve me përjashtim të Hungarisë dhe Rusisë, ekonomia e të cilave do të bjerë këtë vit.

Grieveson thotë se faktori më i madh i pasigurisë mbetet lufta në Ukrainë. Inflacioni në Rajon ka kaluar kulmin e tij, por do të mbetet i lartë. Bankat qendrore në Rajon mund të lirojnë disi politikën monetare, çka do ta ndikonte pozitivisht rritjen.

Pas një rënie prej 30% të PBB-së vitin e kaluar, Ukraina e shkatërruar nga lufta duhet të rimëkëmbet disi këtë vit me (3%). Në mes të shkatërrimit të madh edhe ekonomik dhe humbjet njerëzor kjo rritje do të ishte vetëm një hap i vogël përpara.

Për më tepër, ky parashikim përfshin pasiguri të mëdha dhe varet, mbi të gjitha, nga ecuria e ardhshme e luftës. Fushata e bombardimeve të Rusisë kundër vendit ka shkatërruar tashmë pjesë të mëdha të infrastrukturës dhe po vazhdon të shkatërrojë.

Ekonomia e Rusisë në vitin 2023, PBB-ja pritet të bjerë me 3%. Përveç mobilizimit ushtarak dhe mungesës së eksporteve të gazit në Evropë po ndikojnë negativisht ekonominë ruse.

Embargoja e naftës në BE-së dhe kufiri i çmimit për naftën ruse kanë bërë që Rusia tani të shesë naftën e saj me çmim të ulët. Në katër javët e para pas hyrjes në fuqi të masave, çmimi i naftës së papërpunuar ruse ra me në 47 dollarë për fuçi.

Sanksionet u vendosën më 5 dhjetor, por Vasily Astrov, ekspert i Rusisë në Wiiw beson se ato do të kenë pak ndikim në aftësinë e Putinit për të financuar luftën tani për tani./Revista Monitor

Abonohu

Merr lajmet kryesore në email

Politikë, drejtësi, SPAK, investigime dhe para publike — pa zhurmë, vetëm zhvillimet që kanë rëndësi.

Të tjera

Internet celular më i shtrenjtë se në rajon, shqiptarët paguajnë faturën e duopolit
Aktualitet

Internet celular më i shtrenjtë se në rajon, shqiptarët paguajnë faturën e duopolit

Shqipëria rezulton vendi më i shtrenjtë në Ballkanin Perëndimor për paketën bazë të internetit celular, në raport me të ardhurat...

20:35 19/06/2026
I dashur ministër “të fala topave”!
Aktualitet

I dashur ministër “të fala topave”!

Nga Irena Beqiraj Ministri i Financave shkruan: "Shqipëria është lider në rajon për rritjen dhe qëndrueshmërinë ekonomike dhe këtë s'e...

20:28 19/06/2026
Para
Tensione të ashpra në seancën parlamentare, Boçi: Kryeministri duhej të ishte këtu, me pranga në duar! 

Tensione të ashpra në seancën parlamentare, Boçi: Kryeministri duhej të ishte këtu, me pranga në duar! 

Lajmet e fundit

Internet celular më i shtrenjtë se në rajon, shqiptarët paguajnë faturën e duopolit

Internet celular më i shtrenjtë se në rajon, shqiptarët paguajnë faturën e duopolit

20:35 19/06/2026
I dashur ministër “të fala topave”!

I dashur ministër “të fala topave”!

20:28 19/06/2026
Ata pak personazhe publikë që folën në fillim për protestën, pse papritur po heshtin tani?

Ata pak personazhe publikë që folën në fillim për protestën, pse papritur po heshtin tani?

20:04 19/06/2026
Tenderat në Kolonjë dhe ARRSH, SPAK çon në gjyq kryebashkiakun Erion Isai dhe ish-zyrtarët

Tenderat në Kolonjë dhe ARRSH, SPAK çon në gjyq kryebashkiakun Erion Isai dhe ish-zyrtarët

16:24 19/06/2026
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Gazeta Reforma është pjesë e rrjetit mediatik të Electral.

Lajme, investigime dhe analiza për çështjet publike në Shqipëri e rajon.

Kontakt: [email protected]

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2026 GazetaReforma

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu

© 2026 GazetaReforma

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.
  • Shqip