Skip to content
Të Gjitha

Inceneratori i Tiranës rriti me 30% tarifat e pastrimit për qytetarët

· 2 min lexim

Inceneratorin e Tiranës i Tiranës ka rrtur 30 % tarifat e pastrimit për qytetarët e Tiranës, deklaron ish deputetja e PD-së, Jorida Tabaku. Sipas saj, pas kësaj kompanie guackë fshihet ministri Arben Ahmetaj dhe kryeministri Edi Rama.

“Inceneratori i Tiranës është një histori e pastër vjedhje, korrupsioni, abuzimi me pushtetin, në stilin mafioz të menaxhimit të mbetjeve. Kompania që ka marrë në menaxhim inceneratorin e Tiranës u krijua vetëm një ditë përpara se ta merrte këtë koncesion.

Me një kapital prej 100 mijë lekësh, ajo mori një koncesion prej 130 milionë euro. Kostot e operimit janë rreth 300 milionë euro, ndërkohë që do të gjenerojë të ardhura nga shitja e energjisë në 135 milionë euro.

Por kjo është historia e trishtë e këtij inceneratori. Kostot e këtij inceneratori po i paguajnë qytetarët e Tiranës.  Paguajnë nga buxheti i shtetit çdo ditë.  25 milionë euro janë paguar për atë karabina atje e për atë mal plehrash, ndërkohë që do të paguhen edhe 400 milionë euro të tjera.

30% janë rritur tarifat e pastrimit për qytetarët e Tiranës, ndërkohë që edhe vetë Bashkia e Tiranës përveçse jep pagesa direkte për inceneratorin, paguan 29 euro për ton mbetjesh që depoziton këtu. Kjo histori e pastër korrupsioni dhe vjedhje ka një emër. Edi Rama, Arben Ahmetaj, Erjon Veliaj.

Partia Demokratike ka analizuar të gjitha dosjet e këtyre kontratave konçesionare dhe do t’i çojë ato përpara drejtësisë, por sot jemi këtu për të denoncuar se si njëkohësisht, bashkë me qytetarët e Tiranës që paguajnë një tarifë më të lartë pastrimi, edhe Bashkia e Durrësit është detyruar që të derdhë këtu mbetjet. Këto fugona pastrimi që vijnë nga Durrësi dhe i derdhin këtu mbetjet, i kushtojnë qytetarëve të Durrësit 14 milionë euro nga buxheti i tyre dhe po ashtu tarifat e pastrimit në qytetin e Durrësit do të rriten”, tha ajo.

Duke e quajtur këtë një nga abuzimet më të mëdha, Tabaku thekson se do të vendosen përpara drejtësisë përgjegjësit, ndërsa e quan kompaninë një guackë.

“Kjo kompani e cila është në parajsat fiskale, një kompani guackë në të cilën fshihet Arben Ahmetaj dhe Edi Rama, është shembulli më i mirë se si këta kanë punuar dhe operuar për tetë vite”, thotë ajo.

/GazetaReforma.com/