Skip to content
Politikë

Inceneratori i Elbasanit/ GJKKO jep vendimet

· 1 min lexim

Gjykata e Posaçme e Apelit ka shpallur vendimin përfundimtar për të akuzuarit në çështjen e inceneratorit të Elbasanit, duke dënuar disa ish-zyrtarë dhe biznesmenë për korrupsion dhe shpërdorim detyre.

Lefter Koka u dënua me 10 vite burg, por me gjykim të shkurtuar do të vuajë 6 vite e 8 muaj.

Alqi Bllako u shpall fajtor për shpërdorim detyre dhe u dënua me 4 vite burg, që u reduktua në 2 vite e 8 muaj me gjykim të shkurtuar.

Klodian Zoto dhe Mirel Mërtiri u dënuan secili me nga 10 vite burg, të reduktuar në 6.8 vite me gjykim të shkurtuar.

Stela Gugallja u dënua me 7 vite burg, që do të zvogëlohet në 4.8 vite me gjykim të shkurtuar.

Pëllumb Abeshi dhe Jonida Zeqo u dënuan secili me nga 4 vite, të reduktuar në 2.8 vite me gjykim të shkurtuar.

Bardhyl Çabiri u dënua me 2 vite burg.

Serafin Papa u dënua me 1 vit e 4 muaj burg.