Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Inceneratori i Elbasanit/ Administratorja i përgjigjet Lulzim Bashës: Je i vetmi që më shantazhin…  

22:51 27/10/2020
Reading Time: 3 min lexim

Çështja e inceneratorëve të plehrave e cila është kthyer në një debat dhe argument të opozitës kundër qeverisë “Rama”, nuk ka lënë jashtë saj edhe biznesmenët e përfshirë në këto investime.

Por në një kohë që opozita dhe kryesisht kryetari i PD-së, Lulziom Basha, duket sikur po denoncon aferën me plehrat në Shqipëri dhe me shpërdorimin e miliardave për inceneratorë fantazma, pronarët e këtyre të fundit kanë nisur ta akuzojnë.

Administratorja e kompanisë “Albtek-Energy” sh.p.k, Stela Gugallja, e cila zotëron inceneratorin e Elbasanit, i është përgjigjur sot akuzave të kreut të Partisë Demokratike, Lulzim Basha.

Nëpërmjet një reagimi për “Panorama”, Gugallja thotë se, Prokuroria e Elbasanit ka zhvilluar hetime për disa vepra dhe në fund, ato janë mbyllur për mungesë provash.

Për këtë arsye, Gjykata e Elbasanit sqaron Gugallja më datë 11 janar 2018, ka vendosur të pushojë çështjen penale me vendim të formës së prerë ndaj “meje dhe disa personave tjerë, pasi ka konstatuar se nuk ka element të asnjë vepre penale”.

Reagimi vjen ndërkohë që kreu i opozitës, Lulzim Basha tha se një nga personat kyç për hetimin e inceneratorëve, është vënë nën presion nga mafia.

“Prej më shumë se një jave i kërkoj SPAK-ut të nisë hetimet për aferën e mafies së inceneratorëve. Një nga personat kyç për hetimin e inceneratorëve, është vënë nën presion nga mafia. Mafia e plehrave, presion mbi një prej personave kyçë në skemën mafioze të inceneratorëve, Stela Gugallja.

Paralajmëroj SPAK-un se nëse ndonjë prej të dyshuarve kryesorë në aferën e plehrave largohet, do të jetë përgjegjësia e SPAK”,- tha Basha gjatë konferencës për shtyp.

Reagimi i plotë i administratores Stela Gugalja:

“U njoha sot me deklaratën e radhës së zotit Lulëzim Basha, sipas të cilës jam vënë nën presion nga mafia e plehrave. Në respekt të familjes time dhe opinionit publik sqaroj se, nuk jam dhe nuk ndihem për asnjë moment e kërcënuar apo e shantazhuar nga askush. Në jetën e biznesit dhe jashtë saj nuk jam përfshirë në asnjë veprimtari të paligjshme që të më bëjë objekt shantazhi apo kërcënimi.

I vetmi që më ka vënë nën presion dhe më shantazhon është zoti Lulëzim Basha dhe njerëz rreth tij. Prej kohësh jam vënë nën sulme politike nga Partia Demokratike, në të cilën unë dhe familja ime kemi aderuar si anëtarë që në lindjen e saj, duke e mbështetur prej viteve 90.

Meqënëse emri im është  bërë publik dhe lidhet me kompaninë “Albtek-Energy” shpk ku unë jam ortake  e vetme dhe administratore e shoqërisë sqaroj se, Prokuroria  Elbasanit ka filluar një hetim penal, për vepra penale si, ”Korrupsion pasiv”, “Korrupsion  aktiv”, “Shpërdorim  detyre”, “Pastrim të produkteve të veprës penale” dhe “Moskryerje të detyrave nga organet tatimore”.

Prokuroria pasi ka zhvilluar hetime rreth 8 muaj, ka konkluduar që në aktivitetin tim dhe të personave të tjerë, si dhe shoqërisë “Albtek-Energy” nuk ka element të veprave penale, për të cilat kishte regjistruar procedimin penal dhe i ka kërkuar Gjykatës Elbasan, pushimin e çështjes.

Gjykata e Rrethit Elbasan me vendimin Nr. 2609 në datë 11.01.2018, ka vendosur të Pushojë çështjen penale ndaj meje dhe disa personave tjerë, pasi ka konstatuar se nuk ka element të asnjë vepre penale”.

/Burimi: Panorama/GazetaReforma.com/

http://www.panorama.com.al/mafia-e-plehrave-presion-stela-gugalljas-administratorja-e-albtek-energy-i-pergjigjet-bashes-nuk-jam-e-shantazhuar-nga-askush-gjykata-me-ka-shpallur-te-pafajshme/

Abonohu

Merr lajmet kryesore në email

Politikë, drejtësi, SPAK, investigime dhe para publike — pa zhurmë, vetëm zhvillimet që kanë rëndësi.

Etiketa: administratoreElbasaninceneratoriLulzim Basha

Të tjera

Kur pushteti prek bukën e protestuesit…
Aktualitet

Kur pushteti prek bukën e protestuesit…

Në fillim e injoruan protestën. Pastaj e tallën. Pastaj e quajtën të manipuluar, të huaj, të lidhur me Iranin, Greqinë,...

16:39 23/06/2026
“Nga lajmi te lajmësi”, BIRN: Manuali i propagandës së Ramës kundër protestës
Aktualitet

“Nga lajmi te lajmësi”, BIRN: Manuali i propagandës së Ramës kundër protestës

Prej 31 majit, mijëra protestues mblidhen çdo natë poshtë zyrës së kryeministrisë në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” në Tiranë dhe...

15:54 23/06/2026
Para

Fëmijët në Siri të rrezikuar nga rrëmbimet,  zëri i Evës nga Siria

Lajmet e fundit

Kur pushteti prek bukën e protestuesit…

Kur pushteti prek bukën e protestuesit…

16:39 23/06/2026
“Nga lajmi te lajmësi”, BIRN: Manuali i propagandës së Ramës kundër protestës

“Nga lajmi te lajmësi”, BIRN: Manuali i propagandës së Ramës kundër protestës

15:54 23/06/2026
SPAK: Dy vartëset e Ballukut ndryshuan kontratën e energjisë dhe paguan faturat e vilës në Dhërmi, mesazhet që fundosin skemën e fshehjes së pronës

SPAK: Dy vartëset e Ballukut ndryshuan kontratën e energjisë dhe paguan faturat e vilës në Dhërmi, mesazhet që fundosin skemën e fshehjes së pronës

15:39 23/06/2026
“Fuck you”! Rama sfidon protestuesit dhe akuzat për korrupsion: Më quajnë ‘Kumbari’? Le ta provojnë, pastrimi i parave nuk është problem i madh në Shqipëri”

“Fuck you”! Rama sfidon protestuesit dhe akuzat për korrupsion: Më quajnë ‘Kumbari’? Le ta provojnë, pastrimi i parave nuk është problem i madh në Shqipëri”

15:18 23/06/2026
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Gazeta Reforma është pjesë e rrjetit mediatik të Electral.

Lajme, investigime dhe analiza për çështjet publike në Shqipëri e rajon.

Kontakt: [email protected]

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2026 GazetaReforma

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu

© 2026 GazetaReforma

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.
  • Shqip