Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Ilir Meta në Roskovec: Kundër ndërtimit të TEC-it dhe politikat e shpopullimit

10:42 15/06/2024
Reading Time: 2 min lexim

Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka zhvilluar sot një takim me banorët e Roskovecit, ku ka shprehur qëndrimin e tij të fortë kundër ndërtimit të Termocentralit (TEC). Meta ka krahasuar ndërtimin e TEC-it me inceneratorët, të cilët janë përballur me kritika të ashpra për korrupsion dhe keqmenaxhim.

Gjatë fjalës së tij, Meta ka deklaruar: “Le të shkojë kompania greke ta bëjë në Greqi TEC-in, ç’punë ka me Roskovecin? Dhjetra hektarë sera që janë investuar e marrin 0 mbështetje nga shteti. Të dashur banorë, jam këtu me ju kundër kësaj veprimtarie kriminale që është sy pika uji me inceneratorin.”

Meta gjithashtu ka kritikuar qeverinë për politikat e saj, duke pretenduar se po bëhet gjithçka për të shpopulluar vendin dhe për ta mbushur atë me punëtorë nga Filipinet dhe Bangladeshi. “Duan t’ju përzënë e t’ju zhvlerësojnë investimet që keni bërë. Duan që edhe fëmijët t’i përzënë nga vendi e t’ju sjellin bangladeshas e filipinas,” ka thënë ai.

Ai ka shprehur habinë e tij për emrin e një figure të përfshirë në projekt, duke aluduar për një lidhje familjare me një person të njohur historikisht si palaço. “U habita kur pashë një emër Agaçi tek rruga, qenka nip këtej. Edhe Hamzai Kastrioti e kishte emrin, por ishte palaço. Të ketë turp Agaçi është bërë palë me Ramën sepse e kanë menduar kollaj për të nënshtruar këtë zonë,” ka shtuar Meta.

Takimi në Roskovec është parë si një pjesë e përpjekjeve të Partisë së Lirisë për të mobilizuar mbështetjen lokale kundër projekteve të kontestuara të qeverisë dhe për të ngritur zërin kundër politikave që, sipas tyre, po dëmtojnë interesat e qytetarëve dhe të ardhmen e vendit.

Abonohu

Merr lajmet kryesore në email

Politikë, drejtësi, SPAK, investigime dhe para publike — pa zhurmë, vetëm zhvillimet që kanë rëndësi.

Etiketa: Ilir Meta

Të tjera

Protesta po jep efekt, por tani duhen kërkesa të qarta ose rrezikon të shpërbëhet
Aktualitet

Protesta po jep efekt, por tani duhen kërkesa të qarta ose rrezikon të shpërbëhet

Protesta po jep efekt. Kjo duket te reagimi i pushtetit, te debati publik, te vëmendja jashtë vendit dhe te fakti...

15:27 22/06/2026
Alarm për kapjen e tregut mediatik: Devollët drejt dominimit të transmetimeve dixhitale, në heshtje të Autoritetit të Konkurrencës
Aktualitet

Alarm për kapjen e tregut mediatik: Devollët drejt dominimit të transmetimeve dixhitale, në heshtje të Autoritetit të Konkurrencës

Pak ditë më parë deputeti demokrat Belind Këlliçi ngriti alarmin se tregu mediatik në Shqipëri po kërcënohet nga një monopol...

14:52 22/06/2026
Para
Kreshnik Çollaku “braktis” Bashën: Do vijoj të qëndroj në PD

Kreshnik Çollaku “braktis” Bashën: Do vijoj të qëndroj në PD

Lajmet e fundit

Protesta po jep efekt, por tani duhen kërkesa të qarta ose rrezikon të shpërbëhet

Protesta po jep efekt, por tani duhen kërkesa të qarta ose rrezikon të shpërbëhet

15:27 22/06/2026
Alarm për kapjen e tregut mediatik: Devollët drejt dominimit të transmetimeve dixhitale, në heshtje të Autoritetit të Konkurrencës

Alarm për kapjen e tregut mediatik: Devollët drejt dominimit të transmetimeve dixhitale, në heshtje të Autoritetit të Konkurrencës

14:52 22/06/2026
Shqipëria të transformojë strukturën ekonomike që të mbajë të rinjtë në vend

Shqipëria të transformojë strukturën ekonomike që të mbajë të rinjtë në vend

14:48 22/06/2026
Zgjimi i elektoratit gri është fitorja më e madhe e protestës

Zgjimi i elektoratit gri është fitorja më e madhe e protestës

14:05 22/06/2026
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Gazeta Reforma është pjesë e rrjetit mediatik të Electral.

Lajme, investigime dhe analiza për çështjet publike në Shqipëri e rajon.

Kontakt: [email protected]

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2026 GazetaReforma

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu

© 2026 GazetaReforma

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.
  • Shqip