Skip to content
Politikë

ILD kërkon shkarkimin e kryeprokurorit të Sarandës dhe uljen e pagës

· 1 min lexim

Inspektorati i Lartë i Drejtësisë ka nisur një hetim disiplinor ndaj kreut të Prokurorisë së Sarandës, Kledian Llaho, i cili është pezulluar nga detyra me vendim të GJKKO, pas një kërkese të SPAK.

Në një njoftim zyrtar, ILD bën me dije se sjellja dhe veprimet e magjistratit Llaho janë vlerësuar si “shkelje e rëndë disiplinore”, duke propozuar ndaj tij dy masa disiplinore:

1. Uljen e përkohshme të pagës me 40% për një periudhë 1-vjeçare.

2. Largimin nga detyra e kryetarit të Prokurorisë së Sarandës.

Ky zhvillim vjen një muaj pasi SPAK nisi hetimet ndaj Llaho për “korrupsion pasiv të gjyqtarëve, prokurorëve dhe funksionarëve të tjerë të drejtësisë”.