Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

“Iku me bisht ndër shalë”, Veliaj shtrin dorën për dialog: Ejani që të detajojmë projektin për Teatrin e ri

21:45 19/05/2020
Reading Time: 2 min lexim

Kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj dhe kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha kanë pasur përplasje në distancë ditët e fundit pas shembjes së Teatrit Kombëtar.

Veliaj është shprehur sot se Opozita është larguar ‘me bisht ndër shalë’ nga çdo prostestë ku ka marrë pjesë si Bregu i limit, Astiri, Liqeni, etj.

Në një lidhje me Skype në “Repolitix”, Veliaj tha se ai nuk krenohet me disfatat e të tjerëve, por mendon se kryeopozitarit Lulzim Basha i ka mbetur peng Bashkia e Tiranës dhe e fton atë në zgjedhjet e ardhshme, teksa shtoi se nuk merret me gjumin e Lulit dhe me vijat e tij të kuqe.

“Nuk ka një institucion në qeverinë qendrore që të ketë aftësi e stafit të bashkisë që të përfshijë urbanistë njerëz të trashëgimisë, të ketë fuqi financiare për të menaxhuar kredi. Ne kemi menaxhuar projekte shumë herë më të mëdha. Bashkia e Tiranës është sprovuar. Edhe në rastin e Tërmetit është vetë menaxhere. Unë dhe Edi Rama nuk pasojmë papate të nxehtë, por topin për të bërë gol për të mirën e Shqipërisë. Unë nuk krenohem me disfatat e të tjerëve, marrin vendimet e tyre, iku me bishtin ndër shalë nga Bregu i Lumit, Astiri, liqeni, pazari, etj. Dua të shkojnë të jetojnë në fshatrat e oligarkëve kur flasin për varfërinë le ta bëjnë. Ka një tundim për t’u marrë me punë komunale. Ai po kandidon për kryeministër dhe mendjen e ka te bashkia, të cilën e kishte 4 vite. Nëse të ka mbetur merak bashkia hajde në zgjedhjet e tjera. Nuk merrem as me punët e Presidentit as të opozitës. Gjumi i Lulit dhe vijat e kuqe që koleksionon. Ftesa ime për demokratët dhe socialistët është që edhe fëmijët tuaj do të shkojnë në një teatër të ri,”- tha Veliaj.

Sipas tij, projekti nuk është gati ende, pasi kanë prezantuar vetëm idenë, që duhet detajuar, për të cilin do punohet në tre muaj dhe nga vjeshta do të bëhet prokurimi.

Më tej, ai u shpreh se përpara fundit të mandatit do të ketë përfunduar Teatri i ri, pra para 2023.

 

Abonohu

Merr lajmet kryesore në email

Politikë, drejtësi, SPAK, investigime dhe para publike — pa zhurmë, vetëm zhvillimet që kanë rëndësi.

Të tjera

Tragjedi në Durrës, 11-vjeçari mbytet duke u larë në det
Aktualitet

Tragjedi në Durrës, 11-vjeçari mbytet duke u larë në det

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur paraditen e sotme në Durrës, ku një fëmijë 11-vjeçar dyshohet se është mbytur teksa...

11:51 21/06/2026
“Nuk ikim nga sheshi”, diaspora do ta gdhijë sonte para Kryeministrisë
Aktualitet

“Nuk ikim nga sheshi”, diaspora do ta gdhijë sonte para Kryeministrisë

Protesta para Kryeministrisë do të vijojë edhe gjatë natës. Shqiptarët e ardhur nga diaspora, të cilët iu bashkuan tubimit të...

23:53 20/06/2026
Para

"Gjyshi ka projektuar godinën e Teatrit" Ministrja Margariti tregon lidhjet familjare me TK

Lajmet e fundit

Tragjedi në Durrës, 11-vjeçari mbytet duke u larë në det

Tragjedi në Durrës, 11-vjeçari mbytet duke u larë në det

11:51 21/06/2026
“Nuk ikim nga sheshi”, diaspora do ta gdhijë sonte para Kryeministrisë

“Nuk ikim nga sheshi”, diaspora do ta gdhijë sonte para Kryeministrisë

23:53 20/06/2026
Internet celular më i shtrenjtë se në rajon, shqiptarët paguajnë faturën e duopolit

Internet celular më i shtrenjtë se në rajon, shqiptarët paguajnë faturën e duopolit

20:35 19/06/2026
I dashur ministër “të fala topave”!

I dashur ministër “të fala topave”!

20:28 19/06/2026
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Gazeta Reforma është pjesë e rrjetit mediatik të Electral.

Lajme, investigime dhe analiza për çështjet publike në Shqipëri e rajon.

Kontakt: [email protected]

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2026 GazetaReforma

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu

© 2026 GazetaReforma

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.
  • Shqip