Skip to content
Aktualitet

IGJEUM paralajmëron rrezik të lartë për zjarret në pyje, në këto zona

· 2 min lexim

IGJEUM, ka lajmëruar se ditën e sotme rreziku për zjarret në pyje është më i lartë se sa ditën e dielë. Instituti i Gjeoshkencës, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit thotë se rrezik do të ketë konkretisht në zona të lokalizuara si Kukës (v), Vlorë (vp) dhe Shkodër (jp).

Ndërsa ka sqaruar se reshje shiu nuk parashikohet që të ketë as sot pasdite as nesër, për të gjitha qarqet.

Zjarret në pyje 

Sot pasdite (e shtunë dt.14) dhe nesër (e diel dt.15) pritet nivel “I LARTË” rreziku në shumicën e qarqeve dhe nivel “I MODERUAR’’ rreziku në qarqet Shkodër, Kukës, Dibër dhe Vlorë (siç tregohet në tabelë, respektivisht për secilin qark).

Në zona të lokalizuara pritet rrezik “I LARTË”, konkretisht: Kukës (v), Vlorë (vp) dhe Shkodër (jp). Rreziku pritet të jetë më i lartë ditën e sotme.

Reshjet 

Sot pasdite (e shtunë dt.14) dhe nesër (e diel dt.15) nuk priten reshje në të gjitha qarqet (siç tregohet në tabelë, respektivisht për secilin qark).

Temperaturat

Nesër (e diel dt.15) temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:
në bregdet: 23 / 33 °C
në vendet e ulëta: 21 / 36 °C
në vendet malore: 16 / 30°C

Era
Sot pasdite (e shtunë dt.14) dhe nesër (e diel dt.15) era pritet të fryjë e lehtë deri në mesatare.