Skip to content
Aktualitet

I vendosën tritol në banesë, flet Armand Duka

· 2 min lexim

Mbrëmjen e sotme është regjistruar Një ngjarje e rëndë në Durrës ku në shtëpinë e kreut të FSHF, Armand Duka është vendosur një sasi lënde eksplozivi.

Ne momentin e ngjarjes, Duka nuk ndodhej ne shtëpi por pas mbërritjes ne një prononcim për mediat, Duka nuk i ka kursyer edhe ironinë me policisë teksa tha se deri nesër do zbulohet autori pasi këtu zgjidhet çdo krim.

Duka: Nuk kam mundësi të bëj deklaratë tani. E ka dëgjuar gjithë Durrësi që më kanë vënë dinamit te dera e shtëpisë. Në shtëpi kanë qenë familja, gruaja, djali. Fatmirësisht nuk kanë mbetur të lënduar. Shpërthimi ka qenë shumë i fortë, porta ka dalë jashtë përdorimit. Kemi pamjet e kamerave të sigurisë që tregojnë një njeri me kapuç që afrohet te porta dhe vë dinamitin te mekanizmi ku hapet dhe mbyllet porta. Këta nuk lënë krim pa u zbuluar.

 

Ku dyshoni?

I kemi edhe kamerat e rrugës, shtëpisë, kam filmimet. Një njeri me kapuç është afruar tek porta ka vënë dinamitin. Nuk ia kam idenë. Maksimumi deri nesër do e dimë kush e ka vënë, këta nuk lënë krim pa zgjidhur.

Veliaj ka deklaruar se ky është një film i bërë nga ju, është e vërtetë?

Duka: Po ç’lidhje ka more, çfarë filmash

Tek kush keni dyshim

Duka: Unë s;jam polic, kur të bëhem polic do kem dyshime. Faleminderit.