Skip to content
Të Gjitha

I vdes i biri 6 muajsh, shqiptari dhuron 78 mijë euro për bamirësi

· 2 min lexim

Familja Statovci nga Batllava e Podujevës, kanë bërë një gjest unik, pas vdekjes së vogëlushit të tyre nga një sëmundje e rëndë.

Valmir Statovci, pak ditë më parë ka humbur djalin e tij 6 muajsh, pasi u diagnostikua me një sëmundje të rrallë. Për djalin e tij, u mblodhën shumë donacione, por vogëlushi nuk ia doli të jetonte.

Pas vdekjes së Unikut, babai i tij Valmiri, vendosi që paratë e mbetura t’i dhurojë për fëmijët e sëmurë.

Janë plot 78 mijë euro që u dhuruan nga 100 mijë që u mblodhën në total për kurimin e djalit të tij. Ndaj babai ka vendosur që këto para t’i japë për të tjerë fëmijë të sëmurë.

I pyetur, se kur e mori këtë vendim, Valmiri është shprehur para kamerës se ai e mori këtë vendim sapo u kthye nga ceremonia e varrimit.

“Ka pasur njerëz që kanë dhënë 5 euro, po ka pas edhe tjerë që kanë dhënë 5 mijë euro” – thotë babai i djalit që nuk jeton më.

Familja Statovci nga Batllava e Podujevës, falenderon të gjithë ata që e ndihmuan me aq sa edhe kishin mundësi, për trajtimin e djalit të tij. Unik Statovci, ndërroi jetë me 15 korrik të këtij viti, nga një sëmundje shumë e rrallë.

Për më shumë shihni videon në këtë link.