Skip to content
Uncategorized

I shpëtoi jetën Eriksenit, Kjaer: Mos më quani hero, e bëra instiktivisht!

· 2 min lexim

Mbrojtësi i Danimarkës, Simon Kjaer, ishte heroi që i shpëtoi jetën Christian Eriksenit pas atakut kardiak që ky i fundit pësoi në sfidën Danimarkë-Finlandë, në Euro2020. Në një intervistë për italianen “Corriere Della Sera”, Kjaer shpjegoi rrjedhën e ngjarjeve se si arriti t’i shpëtonte jetën shokut të skuadrës.

“Unë nuk jam hero. Unë thjesht bëra atë që duhet të bëja, pa u menduar. Fillimisht festa, pastaj heshtja. Ishte një  ditë historike për të gjithë danezët, ndeshja e parë e Europianit që luhej në shtëpinë tonë.

Pastaj ndodhi ajo që ndodhi. Unë qëndrova i kthjellët, si të gjithë shokët e mi të skuadrës. Ishte një përpjekje ekipore, padyshim që ne do të kishim bërë të njëjtën gjë nëse ai do të kishte qenë kundërshtar. Kjo është e gjitha. E vetmja gjë që ka rëndësi është se Christian është mirë tani. Vetëm kjo është e rëndësishme.

E bëra pa menduar. Instinkti më udhëhoqi dhe bëra atë që duhej të bëja, automatikisht . Ishte hera e parë që më kishte ndodhur kjo, shpresoj se është edhe e fundit. Shpresoj se ky imazh ka krijuar ndërgjegjësim për këtë temë .

Mjekët ishin shumë të mirë, ata ndërhynë menjëherë, por pa dyshim të dish se çfarë të bësh në kohë të caktuara është thelbësore. Mund të shpëtosh një jetë’’, u shpreh Kjaer kapiteni i ri i Milanit.