Skip to content
Kronikë

I shpërthen lënda plasëse në dorë, humb jetën 27-vjeçari në Cërrik (Emri)

· 2 min lexim

Në Cërrik ditën e sotme ka ndodhur një ngjarje e rëndë më pasojë humbjen e jetës së një të riu.  27 vjeçari me iniciale E.R si pasojë e shpërthimit të lëndës plasëse ka vdekur.

Mësohet se i riu e kishte lëndën plasëse në dorë në momenti që ka ndodhur incidenti që u shndërrua në një ngjarje tragjike me humbjen e jetës së 27 vjeçarit nga Cërriku. Ngjarja e rëndë ndodhi në një nga rrugicat e lagjes nr.3 në Cerrik rreth orës 12:30.

Nga informacionet e para thuhet se lënda plasëse ishte një bombël gazi që i ka marrë jetën të riut ndërkohë që ai e mbante në dorë.

Policia e Cërrikut ka reaguar në lidhje me ngjarjen e rëndë, ku si pasojë e shpërthimit të një sasie lënde plasëse, ka humbur jetën një i ri.

Bëhet fjalë për shtetasin Erjon Rexhepi 27 vjeç.

Ndërkohë që në vendin e ngjarjes ndodhet grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po vijonpuna për sqarimin e rrethanev të ngjarjes, që i mori jetën të riut 27 vjeç nga Cërriku.

 Njoftimi i Policisë së Shtetit:

Më datë 30.12.2021, rreth orës 12:15, në aksin rrugor Elbasan-Belsh, në vendin e quajtur “Kryqëzimi i lagjes nr. 3”, Cërrik, në rrugë, dyshohet se aksidentalisht, shtetasit E. R., 27 vjeç, banues në Cërrik, i ka shpërthyer një sasi lëndë plasëse në dorë dhe për pasojë ka humbur jetën.

Në vendngjarje ka mbërritur grupi hetimor dhe nën drejtimin e Prokurorisë po vijon puna për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.