Skip to content
Aktualitet

I shpallur në kërkim për mashtrim, arrestohet 51-vjeçari në Durrës (Emri)

· 2 min lexim

Një 51-vjeçar ka rënë në prangat e policisë në Durrës, pasi ishte shpallur në kërkim për veprën penale “Mashtrimi”. Saimir Aliu ishte dënuar nga Gjykata e Shkallës së Parë Durrës me 6 muaj burgim.

Po ashtu ka rënë në pranga edhe N. K., 52 vjeç, banues në Durrës. Ai akuzohet për veprat penale “Falsifikimi i vulave, stampave ose formularëve” dhe “Fshehja e të ardhurave”. Ndaj tij ishte caktuar masa e sigurisë “Arrest me burg”.

Materialet i kaluan prokurorisë për veprime të mëtejshme hetimore.

Njoftimi i plotë i policisë:

Durrës

Vijon puna për kapjen e personave të shpallur në kërkim.

Nga specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomik-Financiar, në vijim të punës për kapjen e personave në kërkim dhe vënien e tyre para përgjegjësisë ligjore, u kapën dhe u ndaluan shtetasit në kërkim:

Saimir Aliu, 51 vjeç, banues në Durrës, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Durrës e ka dënuar me 6 muaj burgim për veprën penale “Mashtrimi”;

  1. K., 52 vjeç, banues në Durrës, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Durrës i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg” për veprat penale “Falsifikimi i vulave, stampave ose formularëve” dhe “Fshehja e të ardhurave”.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.