Skip to content
Kryesore

I shpallur në kërkim për armëmbajtje, arrestohet në Rinas 37-vjeçari

· 1 min lexim

Një 37-vjeçar i dënuar me pothuajse pesë vite burg për armëmbajtje pa leje është arrestuar në Aeroportin e Rinasit, sapo kishte hyrë në territorin shqiptar.

Bëhet fjalë për shtetasin B. B., banues në Burrel, i cili ishte shpallur më herët në kërkim nga drejtësia.

Policia Kufitare e Rinasit konstatoi dhe ndaloi të kërkuarin, i cili po kthehej nga jashtë vendit.

Arrestimi u krye në zbatim të një vendimi të Gjykatës së Lezhës, që e ka dënuar atë me 4 vite e 8 muaj heqje lirie për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”.

Pas ndalimit, ai iu dorëzua shërbimeve të Policisë së Lezhës, të cilat do të ndjekin procedurat për ekzekutimin e dënimit të dhënë nga gjykata. Arrestimi u konfirmua më 4 korrik nga Specialistët për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme.