Skip to content
Kryesore

I riu në Dhërmi zhduket pa lënë asnjë gjurmë, vëllai bën kallëzim

· 1 min lexim

Një ngjarje e pazakontë është regjistruar në një hotel në Dhërmi, ku një 27-vjeçar nga Tirana është raportuar i zhdukur në rrethana ende të paqarta.

Lajmi u bë i ditur nga Policia, pasi vëllai i tij, një 24-vjeçar me inicialet K.Z., bëri kallëzimin për humbjen e kontaktit me të.

Autoritetet kanë shpallur në kërkim shtetasin A.Z., 27 vjeç, ndërsa po vijojnë hetimet dhe kërkimet për lokalizimin e tij.

Njoftimi i Policisë:

“Në Stacionin e Policisë Dhërmi është bërë kallëzim nga shtetasi K.Z., 24 vjeç, banues në Tiranë, pasi më datë 02.08.2025 vëllai i tij është larguar nga një hotel në Dhërmi dhe nuk është kontaktuar më. U bë shpallja në kërkim e shtetasit A.Z., 27 vjeç, banues në Tiranë, dhe po punohet për gjetjen e tij. Materialet iu referuan Prokurorisë për veprime të mëtejshme procedurale”, thuhet në njoftim.