Skip to content
Të Gjitha

I drejtoi armën policit në Tiranë/ Efektivi e plagos në këmbë, plumbat kapin edhe një kalimtare të rastit

· 1 min lexim

Një ngjarje e rëndë është regjistruar ditën e sotme në Tiranë në zonën e “Xhamllikut”, ku ka pasur edhe një shkëmbim zjarri.

Një efektiv i “Shqiponjave” i ka kërkuar një qytetari kartën e identitetit, por ky i fundit e ka refuzuar.

Më pas qytetari ka nxjerrë një armë nga çanta dhe ia ka drejtuar policit.

Efektivi e ka ndjekur me vrap, ndërsa agresori e ka kërcënuar se do ta qëllonte nëse nuk largohej.

Në këtë moment efektivi e ka qëlluar në pjesën e poshtme, duke e plagosur.

Për fat të keq njëri nga plumbat ka kapur edhe një kalmitare të rastit.

Mësohet se të plagosurit ndodhen në spitalin e Traumës jashtë rrezikut për jetën.

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Tiranës, Rebani Jaupaj, është shpreur se i plagosuri është një person me rrezikshmëri të lartë, i shpallur në kërkim nga policia.