Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

I dha mbi 100 mijë euro bashkëshortes së Tahirit,  Lul Morina në SPAK: Ishin borxh

Hetimi pasuror për Saimir Tahirin

20:19 11/10/2023
Reading Time: 2 min lexim

Prokuroria e Posaçme ka nisur prej disa kohësh një hetim për verifikimin e pasurisë së ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri. Këto hetime kanë detyruar të paraqitet në ambjentet e SPAK, biznesmenin nga Fieri, Lulzim Morina. Ky i fundit ka dhënë shpjegime në lidhje me disa trasaksione bankare mebashkëshorten e Saimir Tahirit, Fatlinda Tahirin. Bëhet fjalë për mbi 100 mijë euro transferta në llogarinë e bashkëshortes së Tahirit që janë kryer gjatë viteve 2016-2017.

Morina, ka pranuar kryerjen e këtyre transaksioneve, duke pretenduar se shumat financiare janë dhënë në formën e borxhit dhe sipas tij, ky borxh është kthyer sërish mbrapsht. Për të vërtetuar deklaratën e tij ai është ofruar për t’i vënë në dispozicion hetuesve të çështjes mandatet bankare të transaksionit.

Pas kësaj dëshmie të shkurtër Morina është lënë i lirë të shkojë, por SPAK i ka sekuestruar biznesmenit aparatin e telefonit.

Bllokimi i telefonit të Morinës është kryer me qëllim kqyrjen e bisedave dhe ekspertimit teknik të tij, ku shpresohet të gjendet biseda dhe materiale që i shërbejnë këtij hetimi.

Prej disa kohë SPAK, ka nisur një hetim pasuror ndaj Saimir Tahirit dhe njerëzve të afërm të familjes së tij, si gruaja, kunati Alban Berisha, nëna dhe persona të tjerë.

Si pasojë e verifikimeve, ka rezultuar se marrëdhënie financiare ka pasur dhe Lulzim Morina, i cili dy ditë më parë u thirr në SPAK për të dëshmuar.

SPAK ka shtrirë verifikimet dhe tek disa biznese që gëzon me letra Alban Berisha si “Ferma 100” dhe disa kontrata noteriale ku janë blerë mijëra sipërfaqe toke në fshatin “Vishnje”.

Hetimi pasuror ndaj Tahirit po kryhet në bazë të ligjit anti-mafia, pas procedimit penal si i pandehuri i prokurorisë në trafikun e drogës nga Shqipëria në Itali.

Por për këtë dosje penale, Tahiri u dënua me vetëm 4 vjet e 8 muaj burgim për akuzën e “Shpërdorimit të detyrës” dhe jo për akuzat e ngritura nga prokuroria.,

Abonohu

Merr lajmet kryesore në email

Politikë, drejtësi, SPAK, investigime dhe para publike — pa zhurmë, vetëm zhvillimet që kanë rëndësi.

Të tjera

Internet celular më i shtrenjtë se në rajon, shqiptarët paguajnë faturën e duopolit
Aktualitet

Internet celular më i shtrenjtë se në rajon, shqiptarët paguajnë faturën e duopolit

Shqipëria rezulton vendi më i shtrenjtë në Ballkanin Perëndimor për paketën bazë të internetit celular, në raport me të ardhurat...

20:35 19/06/2026
I dashur ministër “të fala topave”!
Aktualitet

I dashur ministër “të fala topave”!

Nga Irena Beqiraj Ministri i Financave shkruan: "Shqipëria është lider në rajon për rritjen dhe qëndrueshmërinë ekonomike dhe këtë s'e...

20:28 19/06/2026
Para
“Investitori strategjik i Xhaçkës” tremb PS, nuk miratohet Komisioni Hetimor

“Investitori strategjik i Xhaçkës” tremb PS, nuk miratohet Komisioni Hetimor

Lajmet e fundit

Internet celular më i shtrenjtë se në rajon, shqiptarët paguajnë faturën e duopolit

Internet celular më i shtrenjtë se në rajon, shqiptarët paguajnë faturën e duopolit

20:35 19/06/2026
I dashur ministër “të fala topave”!

I dashur ministër “të fala topave”!

20:28 19/06/2026
Ata pak personazhe publikë që folën në fillim për protestën, pse papritur po heshtin tani?

Ata pak personazhe publikë që folën në fillim për protestën, pse papritur po heshtin tani?

20:04 19/06/2026
Tenderat në Kolonjë dhe ARRSH, SPAK çon në gjyq kryebashkiakun Erion Isai dhe ish-zyrtarët

Tenderat në Kolonjë dhe ARRSH, SPAK çon në gjyq kryebashkiakun Erion Isai dhe ish-zyrtarët

16:24 19/06/2026
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Gazeta Reforma është pjesë e rrjetit mediatik të Electral.

Lajme, investigime dhe analiza për çështjet publike në Shqipëri e rajon.

Kontakt: [email protected]

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2026 GazetaReforma

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu

© 2026 GazetaReforma

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.
  • Shqip