Skip to content
Kryesore

I dënuar për terrorizëm, deportohet nga Spanja Kreshnik Haxhiaj

· 1 min lexim

Kreshnik Haxhiaj, 39 vjeç, është deportuar këtë të mërkurë nga autoritetet spanjolle drejt Shqipërisë.

Ai ishte shpallur fajtor nga Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, e cila e dënoi me 4 vite e 6 muaj burg për akuzën e “Nxitjes, thirrjes publike dhe propagandës për kryerjen e veprave me qëllime terroriste”.

Njoftimi i policisë:

Operacioni nga Drejtoria e Antiterrorit, në bashkëpunim të ngushtë me Departamentin e Marrëdhënieve Ndërkombëtare dhe me Policinë e Spanjës.

Deportohet nga Spanja, një shtetas i dënuar me 4 vjet e gjysmë burgim, për veprimtari kriminale në fushën e terrorizmit.

Si rezultat i koordinimit të veprimeve operacionale me Departamentin e Marrëdhënieve Ndërkombëtare të DPPSH-së dhe me Policinë e Spanjës, Drejtoria e Antiterrorit finalizoi operacionin “Deportimi”, gjatë të cilit u deportua nga Spanja, shtetasi Kreshnik Haxhiaj, 39 vjeç.

39-vjeçari i kapur në Spanjë, ishte në kërkim ndërkombëtar, sepse në vitin 2024, Gjykata e Posaçme për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar e ka dënuar me 4 vjet e 6 muaj burgim, për veprën penale “Nxitja, thirrja publike dhe propaganda për kryerjen e veprave me qëllime terroriste”.

Materialet procedurale iu referuan SPAK-ut, për veprime të mëtejshme.