Skip to content
Të Gjitha

Hyri nga dritarja dhe vodhi lekët e dasmës në shtëpinë e hallës. Gjykata jep vendimin përfundimtar për 23-vjeçarin

· 1 min lexim

Fier– Ergest Malaj, 23-vjeç, është arrestuar në 2018, pasi vodhi 10 milionë lekë të vjetra në shtëpinë e hallës së tij.

Kjo e fundit martonte një nga fëmijët e saj.

Kështu, pasi mori veshë për paratë e dasmës, Ergesti është futur nga dritarja në dhomën ku ato ndodheshin.

Ai u arrestua katër muaj pas ngjarjes, por gjithmonë i ka mohuar akuzat.

Por, provat e grumbulluara nga policia tregonin të kundërtën.

Si në dritaren e dhomës ku ai hyri, ashtu edhe te paratë e sekuestruara nga policia janë gjendur shenjat e gishtërinjve të 23-vjeçarit.

Kështu, me 2 tetor 2019 ai u dënua me 6 vite burg, por e apeloi vendimin.

Së fundmi, Gjykata e Apelit ka vendosur ta dënojë me 3 vite burg.

Nga ana tjetër, familjarët mbajnë qëndrime të ndryshme rreth ngjarjes.

Vetë 23-vjeçari ka thënë se ka qëndruar gjatë gjithë kohës me gjyshin e tij.

Por, tashmë vendimi është marrë.