Skip to content
Kronikë

Humb jetën turisti në kanionet e Përmetit, rrezikohen disa të tjerë

· 2 min lexim

Humb jetën një turist në kanionin e Langaricës në Përmet. Burime nga vendngjarja konfirmojnë se shtetasi i huaj emri i të cilit ende nuk dihet, ishte turist që kishte shkuar për te eksploruar kanionin në fjalë.

Burime nga vendngjarja konfirmojnë se humbja e jetës ka ardhur si pasojë e mbytjes në rrjedhën e Langaricës nga reshjet e dendura të shiut e për rrjedhojë ka dalë nga shtrati lumi Langaricë.

Në vendin e quajtur Mulliri i Bënjes policia ka zbuluar turistin e huaj të pajetë të cilin e ka transportuar në spitalin e qytetit. Ndërkaq rrezikohet edhe jeta e turistëve të tjerë në Langaricë.

Policia është në vendngjarje dhe po punon për shpëtimin e turisteve të tjerë në rrjedhë. Në vendin e ngjarjes kanë shkuar forcat e shërbimit zjarrfikës të Bashkisë Permet.

Njoftimi i Policisë: 

Përmet/Informacion paraprak

Rreth orës 18:25, shtetasi gjerman F. W., 72 vjeç dhe bashkëshortja e tij, shtetasja gjermane A. S., 66 vjeçe, kanë qenë duke vizituar me këmbë kanionin e Langaricës, Përmet.

Për shkak të prurjeve të mëdha të ujit, shtetasen A. S. e ka marrë rrjedha dhe për pasojë është mbytur, ndërsa bashkëshorti i saj ka mundur të dalë në breg.

Shërbimet e Policisë dhe ata të zjarrfikëses kanë nxjerrë nga uji trupin e pajetë të shtetases A. S.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.