Skip to content
Të Gjitha

Humb jetën në plazhin e Velipojës një grua, policia jep detajet e para

· 1 min lexim

Një tjetër ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në plazhin e Vilunit në Velipojë.

Mësohet se rreth ores 16:30 në plazhin e Vilunit në Velipojë, Shkodër është gjetur e mbytur në det një shtetase e seksit femër rreth 700-800m larg bregut të detit  ende e paidentifikuar.

Ndërkohë policia dhe grupi hetimor kanë shkuar në vendin e ngjarjes dhe po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Njoftimi i policisë:

Velipojë/Shkodër

Më datë 19.08.2020, rreth 16:30, në vendin e quajtur Vilun, Velipojë, Shkodër,  në një distancë larg nga bregu, rreth 700-800 m është gjetur një shtetase e mbytur në det, e seksit femer, ende e pa identifikuar.

Po punohet me grup hetimor për sqarimin e rrethanave të kësaj ngjarjeje.